Zv.Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Young Chol u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara, për të negociuar zhvillimin e samitit të 12 Qershorit mes liderit Kim Jong-un dhe Presidentit Amerikan, Donald Trump. Udhëtimi i zyrtarit koreano-verior drejt Uashingtonit, cilësohet si përgatitje për fazat finale të takimit. Chol pritet të takohet me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.