Vijojnë protestat në Rripin e Gazës. Mjekët raportuan për 109 protestues të lënduar nga përleshjet me ushtrinë izraelite, nga të cilët 10 në gjendje të rëndë. Disa të rinj u afruan deri në 300 metra nga kufiri, ku dogjën goma, ndërsa forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës. Protestat përgjatë kufirit arritën kulmin më 14 maj, kur të paktën 60 palestinezë mbetën të vrarë me armë zjarri.