Punimet në autostradë, sot vijojnë në drejtimin Durrës-Tiranë, me riparimin e segmentit Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth. Për pasojë trafiku bllokohet dhe devijohet tek Ura e Dajlanit. Makinat që udhëtojnë drejt kryeqytetit, mund të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në Kryqëzimin e Sukthit e në vazhdim, të ridalin në autostradë ose të vijojnë në rrugën dytësore. Ky devijim zgjat deri në mesnatë.