Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi të martën se 68 persona u vranë nga zjarri izraelit në pjesë të ndryshme të enklavës palestineze. Nga 68 të vdekurit, 56 vdiqën ndërsa prisnin shpërndarjen e ndihmës humanitare. Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal:
30 persona u vranë nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në periferi të Khan Yunis.
Nga ana e tij, një zëdhënës ushtarak izraelit i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve se ushtarët qëlluan “të shtëna paralajmëruese” pranë Khan Yunis kur u përballën me një turmë palestinezësh që lëviznin drejt tyre, por nuk raportoi ndonjë viktimë.
Pamje vërtet dramatike vijnë nga Gaza, ku një vajzë e vogël është filmuar teksa po mjekohet pasi ka marrë një plumb në kokë nga një dron izraelit. Sipas videos së publikuar në rrjetet sociale, vogëlushja duket se ka mbijetuar dhe plumbi ka ngecur në kafkë, pa depërtuar. E mitura është identifikuar si Lana Al-Basous dhe raportohet se ajo i ka mbijetuar mrekullisht goditjes nga droni dhe ndërhyrjes së mjekëve për të hequr plumbin.