Në Gjirokastër janë numëruar 149 kuti nga 198 që janë gjithsej.
Sipas shifrave të raportuara zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë 18638 vota.
Ndërsa koalicioni i djathtë deri tani ka mbledhur 8046 vota.
Sa i përket partive të vogla koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 940 vota.
Deri më tani socialistët sigurojnë 3 mandate, kurse demokratët vetëm 1.
Vijon numërimi i votave në qarkun e Korçës.
Deri tani në qarkun Korçë janë numëruar 258 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 35419 vota, ndërsa PD ka siguruar 22401 vota.
Shqipëria Bëhet ka marrë 2520 vota, kurse PSD 1488.
PS ka arritur të sigurojë 6 mandate deri më tani, kurse PD 4.
LEXO EDHE: Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë Xhafaj dhe Braçe!
Në qarkun e Dibrës janë numëruar deri tani 106 kuti votimi nga 222 që janë gjithsej.
Ky qark ka numër tek mandatesh, çka do të thotë se një votë më shumë mjafton që njëra prej partive të marrë 3 deputetë.
Nga të dhënat e raportuara në KQZ rezulton se socialistët kryesojnë me 5742 vota ndaj PD-së, duke garantuar në këtë mënyrë tre mandate në qark.
Nga ana e tyre demokratët marrin vetëm dy mandatet e listës së mbyllur.
Në Shkodër janë numëruar 237 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 2171 votash ndaj PS-së.
E përkthyer në mandate, deri tani demokratët kanë të sigurt pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste 4 mandate.
Ashtu siç ka ndodhur katër vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë.
Numërimi në Lezhë vijon ende.
Nga 245 kuti, janë numëruar deri tani 100 kuti.
Deri më tani PS kryeson me 11475 vota, e pasuar nga PD me 11073 vota.
Shqipëria Bëhet del forcë e tretë me 1293 vota, kurse PSD me 739 vota.
Deri më tani PS ka siguruar 4 mandate, kurse PD 3.
Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Beratit.
Nga 275 kuti janë numëruar deri tani 181 kuti.
PS ka marrë 24705 vota, PD 12751 vota, Shqipëria Bëhet 2983 vota.
Deri më tani PS ka siguruar 5 mandate, kurse PD 2.