Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio DJ i njohur, Vin Veli. Sa ka ndryshuar për Vin-in jeta e natës duke qenë se jemi edhe në kushtet e pandemisë dhe asgjë nuk është më si më parë. Për më shumë ai na tregon vetë…
Kjo periudhë më ka gjetur në studio dhe me ndonjë event të vogël deri në orën 10 të darkës. Ne kemi qenë profesioni më i prekur nga pandemia. Na mungon koha kur bënim fesa. Kjo duket edhe te njerëzit të cilët kanë etje për pak muzikë. Pas orës 10 të gjithë pyesin: “A ka ndonjë gjë mbrapa orës 10?” ose: “A ka ndonjë ditëlindje?”. Një mikesha ime kishte ditëlindjen dhe mirë që nuk i shkuan 100 veta në shtëpi pas orës 10, (qesh). Jeta e përditshme ndikon shumë edhe në marrëdhënien me produksionin. Duke qenë situatë e vështirë, mundohem të rri me persona me humor dhe të bashkëpunojë me njerëzit e duhur. Unë nuk kam një stil të caktuar, mundohem të bëjë edhe eksperimente në muzikë si me këngëtarin Renis Gjoka apo këngën pasardhëse që kam që do e sjellë me Martin Panon.
Çfarë sili muzikor pëlqejnë më shumë shqiptarët sipas Vin-it?
Nuk ka një stil të caktuar. Muzika turbo-folk ose muzika popullore në një situatë të caktuar, në një orar të caktuar ka lezetin e vet. Nuk mund të jemi radikal e të themi se kjo muzikë bën e kjo muzikë nuk bën. Nuk ka muzikë të shëmtuar. Gjithsecili ka gustot e veta. Është njësoj si veshja që i themi dikujt je jashtë mode, ku ai ndërkohë është në rregull me të vetën. Nuk duhen gjykuar njerëzit në këtë aspekt. Muzika më e mirë për mua është muzika që ka ‘vibe’ DJ sepse më intereson të luaj muzikën time dhe të marketoj stilin e muzikës që unë bëj. Nuk është se mund te jem shumë dakord që në një lokal ‘fancy’, apo ‘Lounge’ me një situatë komplet fashion muzika të jetë turbo folk, nuk shkon, është jashtë komplet. Duhet pak klas edhe me pjesën e muzikës.