Live From Tirana

Viral në TikTok, Sildi nuk pranon të tregojë moshën: “Kam gënjyer vajzat sepse…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Sildi, i njohur në rrjete sociale për mënyrën si reklamon makina e jo vetëm…

Ronaldo: Sildi ti sa vjeç je?

Sildi: Nuk di sa të them se nuk di sa vjeç u kam thënë…

Ronaldo: Kujt?

Sildi: Gocave.

Ronaldo: Pse, i gënjen?

Sildi: E do puna. Dikujt i kam thënë 30, dikujt i kam thënë 25, dikujt 27.

Ronaldo: Pse është kjo tendenca për të manipuluar moshën?

Sildi: Femrat janë më dinake dhe më të zgjuara se ne meshkujt, por kanë qejf që ne t’i gënjejmë. Ato e dinë që ti po i gënjen, por kanë qejf që t’ia thuash ti. I pëlqen gënjeshtra jonë.

Ronaldo: Dhe ti për këtë arsye ke thënë mosha të ndryshme?

Sildi: Jemi të detyruar.

Ronaldo: Mua mos më gënje, sa vjeç je?

Sildi: Do ta lë prapë pikëpyetje për një emision tjetër.

Ronaldo: 30?

Sildi: Më pak.

Ronaldo: 26?

Sildi: Aty afër.

Ronaldo: Pra në një moshë shumë të re, ti ke gjetur një formë shumë të mirë për të krijuar të ardhura.