Aktualitet

VKM/ Samiti i Komunitetit Politik Europian në vendin tonë, pushim më 15 dhe 16 maj për institucionet në bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë

Këshilli i Ministrave ka miratuar një VKM, sipas së cilës parashikohet që në datat 15 dhe 16 maj, punonjësit e institucioneve më seli në katër bashki, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, do të jenë pushim. Kjo VKM vjen pasi më 16 maj në Tiranë do të organizohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian.

Nga kjo VKM përjashtohen Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

LEXO EDHE: Samiti i Komunitetit Politik Europian në 16 maj/ Rama: Krenari që në zemër të Tiranës do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit

Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

VKM

1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Po sot, Qeveria shqiptare vendosi të heqë vizat për arsye turistike me 5 vende deri më 31 dhjetor.

VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë, ka objektiv dhe motiv sezonin turistik. Hyrja e shtetasve të 5 vendeve në fjalë do bëhet me pasaportë. Për ekzekutimin e vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vendim theksohet se vizat hiqen për arsye turistike, duke nisur nga 15 prilli dhe deri në 31 dhjetor si afati i fundit, për vende si:

1. Arabi Saudite
2. Katari
3. Omani
4. Tajlanda
5. Indonezia