Rusia ka transferuar më shumë se 70 kafshë, përfshirë luanë afrikanë e 2 arinj kaf, për një kopsht zoologjik në Phenian të Koresë së Veriut. Lajmi u konfirmua nga Moska zyrtare, në atë që cilësohen si dhuratë nga presidenti rus Putin për popullin koreano-verior dhe Kim Jong Un. Ministri rus, Kozlov bëri të ditur se kafshët janë transferuar nga Moska në Phenian me avion, shoqëruar edhe nga veterinerët e Kopshtit zoologjik në Moskë.
Në muajin prill, Rusia i dhuroi Phenianit edhe zogj, shqiponja e papagaj. Dhurata vjen disa javë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut zbuluan se Koreja e Veriut kishte dërguar mijëra trupa për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë. Që prej qershorit, kur Putini vizitoi Korenë e veriut, marrëdhënia mes tij e liderit të Phenianit, është forcuar gjithnjë e më shumë.
Rusia paralajmëroi së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara lëshimit të raketës së re balistike me rreze të mesme veprimi, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për mediat shtetërore ruse.
Pala ruse paralajmëroi amerikanët për nisjen e “Oreshnik” përmes Qendrës Kombëtare të Reduktimit të Rrezikut Bërthamor, e cila funksionon në mënyrë automatike dhe mban komunikim të vazhdueshëm me një sistem të ngjashëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Paralajmërimi u dërgua me një modalitet automatik 30 minuta para nisjes.
Qendra Kombëtare e Reduktimit të Rrezikut Bërthamor menaxhon një “linjë dypalëshe NRRC 24/7 me Rusinë, në funksion për 35 vjet dhe aktualisht përdoret për të transmetuar njoftimet e Traktatit të Fillimit të Ri”, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA. Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se Moska do të lëshojë paralajmërime kur përdor armën e re.