Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin theksoi sot se ngritja e kampeve për refugjatët nuk është kusht për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Sipas saj vendi ynë e meriton anëtarësimin në Bllok. Megjithatë diplomatja e Unionit deklaroi se pavarësisht mendimit të saj personal për të cilin tha se e bazon te mirëqeverisja, vendimi u takon 28 shteteve anëtare, me të drejtë vote.