Në Vlorë, të paktën 30 pronarë mjetesh lundruese si jet ski, gomone apo skafe turistike, protestuan për vonesat në dhënien e lejeve të lundrimit. Ata thonë se mungesa e lejes po iu ndikon punën gjatë sezonit turistik, pasi nuk mund të dalin në det për të lundruar me turistë në Sazan e Karaburun. Ndërkaq, zhvilluan një takim me kreun e Policisë Kufitare Vlorë, Luan Hysenaj. Një vendim i datës 29 Maj në procedurat për pajisje me leje të mjeteve lundruese, ka shkaktuar vonesa.