Bota

Volodymyr Zelensky takohet me Donald Trump, çfarë diskutuan dy liderët…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u takua sot me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, në kuadër të Samitit të NATO-s që u mbajt sot në Hagë, tha zëdhënësi i presidentit ukrainas.

Nëpërmjet një postimi në aplikacionin X Volodymyr Zelensky, bën me dije se ai dhe Donald Trump diskutuan se si mund të arrihet një armëpushim dhe paqe e vërtetë në luftën Ukrainë-Rusi.

Presidenti ukrainas tha se takimi ishte “përmbajtës” dhe se të dy diskutuan se si të “mbrojnë popullin tonë”.

“Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Ne trajtuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë. Ne e vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Detajet do të vijojnë më pas”, shkruan Zelensky në aplikacionin X.