Dy autorët e dyshuar të krimit në Kamëz Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda janë lënë në burg nga Gjykata Penale në Tiranë. Pak ditë më parë, ata tentuan grabitjen e një marketi dhe kur hasën në rezistencën e pronarëve, vranë shtetasin Agim Buci, si dhe plagosën bashkëshorten e tij. Ruzhdi Hoda u arrestua, si bashkëpunëtor në krim. Që të dy janë braktisur nga familja, ndërsa asnjë i afërm nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë seancës për masën e sigurisë.