Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe valëzimi në dete arrin në 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen 3 deri 16°C në zonat malore, 6 deri 18°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 20°C në zonat bregdetare.