Aktualitet

Vrasja në Korçë, bie në pranga një 18-vjeçar

Pranga autorit të dyshuar të vrasjes me thikë të një 45-vjeçari, dje në fshatin Mborje të Korçës. Policia njofton arrestimin e shtetasit Denis Hoti, i dënuar më parë “Për plagosje të rëndë me dashje”. 18-vjeçari ishte fqinj i viktimës, ndërsa paraprakisht dyshohet se vrasja e Flamur Ducit erdhi si pasojë e një sherri për motive të dobëta.