Policia e Tiranës po vijon kontrollet për gjetjen e armës së krimit që përdorën autorët e grabitjes në Kamëz, ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij. Ngjarja ndodhi më 25 prill, në dyqanin e familjes Buci. Në aksionin në lumin e Tërkuzit në Njësinë Administrative Zallherr marrin pjesë Forcat e Policisë Tiranë, forcat Renea dhe forcat zjarrëfikse.