Bota

Vriten 13 persona nga një sulm i përgjakshëm në një burg në Afganistan

Sulm i përgjakshëm në një burg në Afganistan, në provincën Nangarhar. Të paktën 13 persona u vranë dhe 42 u plagosën, ndërsa forcat afgane vranë 3 atentatorët. Përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.  Zyrtarët thanë se 50 deri në 100 të dënuar arritën të largoheshin por arratia zgjati pak, pasi shumica e tyre u kap sërish.