Pas largimit të Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes banorëve nuk kanë pasur fund.
Një përplasje e ashpër ndodhi mes Gjestit dhe Vserlonit, të cilët u përfshinë edhe në një incident fizik, ku Gjestit iu afrua dhe e preku me puthje në ballë.
Në një moment gjatë diskutimit mes tyre, Vserlo e nisi duke i thënë Gjestit:
Mbylle gojën para se të jetë vonë
Ndërsa Gjesti, i irrituar, iu përgjigj:
Hiqe gishtin
Vserlo e akuzoi për sjellje të papranueshme, duke thënë:
Kaq po të them, mbylle gojën para se të jetë shumë vonë
Gjesti reagoi sërish, duke i kërkuar t’i hiqte gishtin, ndërsa Vserlo e përfundoi debatin me një fjalë ofenduese:
Kalama çerdheje
Ky debat është vetëm një nga shumë tensionet që kanë shoqëruar qëndrimin e banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.