Vserlo ka shpërthyer në disa deklarata të forta gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania 4, duke tërhequr vëmendjen e madhe të publikut.
Një prej momenteve më të komentuar ka qenë një përplasje me Livia Brungën, ku ai përdori një shprehje të pahijshme për të ofenduar atë. Vserlo iu drejtua Livia-s me fjalët:
O Livia ti që përmend mamin, po ty si të ka mësuar mami të hysh në mes të çifteve?
Por nuk u ndal me kaq, ai shtoi:
Mami yt hynte mes çifteve prandaj u nda nga babai yt?
Kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime negative në rrjetet sociale dhe u cilësua si një fyerje tërësisht e papranueshme.
Ky incident u komentua edhe nga aktori i njohur i humorit, Jul Deda, i cili e quajti të papranueshëm këtë lloj ofendimi dhe shprehu shqetësimin për sjelljen e Vserlos në program.
Ai theksoi se kjo ishte një keqkuptim i plotë i natyrës së Big Brother, duke e cilësuar si skandaloze lojën e sjelljen e banorit.