Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj. Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit. Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore. Fillimi i trajtimit të këtyre dhimbjeve nis duke identifikuar shkakun. Shkaqet më kryesore të dhimbjes së mesit kanë të bëjnë me:
- Mungesën e aktivitetit fizik
- Kontraktimet muskulare
- Qëndrimin jo të rregullt të trupit
- Artritin
- Këpucët jo të rehatshme
- Shtatzania
- Obeziteti
- Stresi emocional
- Fjetja në dyshek jo cilësor
- Konstipacioni
Ushqimet më të mira për dhimbjen e mesit
Nëse dëshironi të ‘hiqni qafe’ dhimbjen e mesit dhe të parandaloni shfaqjen e saj në të ardhmen e afërt, atëherë ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme. Ne ju sugjerojmë të konsumoni produktet e mëposhtme për të pakësuar ose zhdukur dhimbjen e mesit.
Ushqimet me shumë fibër
Konstipacioni mund ta përshkallëzojë dhimbjen e mesit, ndaj konsumoni shumë fruta, perime dhe drithëra që janë të pasura me fibër siç janë mjedra, dardha, molla, makaronat, drithërat e plotë, fasulet e zeza, elbi, argjinarja dhe brokoli.
Uji
Dehidratimi shton dhimbjen e mesit ndaj shmangeni atë duke pirë deri në tetë gota me ujë në ditë.
Ushqimet e pasura me kalium
Kaliumi arrin të zvogëlojë enjtjet, ndaj konsumoni perime, barishte, avokado, banane, lëng të arrës së kokosit dhe produkte të fermentuara bulmeti.
Yndyrnat Omega-3
Peshqit e oqeanit dhe farat e linit janë të pasura me omega-3 që ulin inflamacionin dhe dhimbjet.
Proteinat
Zgjidhni mishin e pulës, gjelit të detit ose mishrat me pak yndyrë që i japin organizmit proteinat e duhura për shëndetin e muskujve dhe kockave.
Ushqimet që duhet të shmangni
Sheqeri
Sheqeri shkakton inflamacion dhe rrit dhimbjet.
Alkooli
Pijet alkoolike përkeqësojnë inflamacionin.
Kafeina
Dehidraton dhe rrit inflamacionin. Mos pini më shumë se një filxhan kafe në ditë ose hiqni dorë plotësisht prej saj.
Yndyrnat e ngopura
Këto yndyrna rrisin inflamacionin dhe dhimbjet.
Kaloritë e tepërta
Dhimbjet e shpinës përshkallëzohen nga mbipesha.
Pesë kurat natyrale për dhimbjen e mesit:
- Vaji i peshkut (2,000mg në ditë)
- Shafrani i Indisë (1,000mg në ditë)
- Magnezi (400-500 mg në ditë) Ky mineral shpesh njihet si minerali i qetësisë sepse qetëson muskujt dhe ul stresin.
- Vaji esencial i mendrës dhe vajra të tjerë me përmbajtje mentoli janë analgjezik dhe qetësojnë inflamacionin në kyçe dhe dhimbjen e mesit. Përzijini këto vajra me vaj të arrës së kokosit dhe fërkoni zonën e dhimbjes.
- Vaji i qiparisit gjithashtu lufton inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke ulur dhimbjen e mesit në të njëjtën kohë.