Një i moshuar u gjet i pajetë në Lungomare të Vlorës. Mësohet se viktima i moshës 89 vjeç vuante nga skleroza. Në mëngjes hyri në det për t’u larë, por për fat të keq humbi jetën. I moshuari ishte banor i fshatit Dushkarak. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.