Aeroporti i Balit në Indonezi u mbyll për shkak të shpërthimit të hirit nga vullkani Agung, i cili në muajin nëntor shkaktoi shqetësime në aeroport për javë të tëra. Autoritetet thanë se shpresojnë të jenë në gjendje të rifillojnë fluturimet sa më shpejt. Shpërthimi i fundit masiv i vullkanit Agung, rreth 70 kilometra nga aeroporti, daton në vitin 1964, ku humbën jetën më shumë se 1.700 njerëz. Autoritetet janë shprehur se situata mund të përkeqësohet nga ora në orë.