Bota

Vullkani në Hauai, llava shkatërron shtëpitë

Vullkani në Hauai vijon të shkaktojë dëme të mëdha. Raportohet se numri i shtëpive të shkatërruara nga vullkani Kilauea është rritur dhe autoritetet iu thanë banorëve që t’i largohen llavës. Furia e vullkanit dëmtoi rëndë zonën e Leilanit në Ishullin e Madh, ku brenda natës numri i shtëpive të shkatërruara kaloi 80-ën. Rreth 890 hektarë tokë janë shkrumbuar nga llava që prej 3 majit në atë që konsiderohet si shpërthimi më shkatërrimtar i Kilaueas në 100 vitet e fundit.