Bota

Washington Post: Hakera kinezë vjedhin të dhënat sekrete mbi luftën nëndetare

Hakerat kinezë vjedhin informacion të rezervuar të qeverisë amerikane për  menaxhimin e një lufte nëndetare. Sipas Washington Post, bëhet fjalë për të dhëna diskrete të “Qendrës Kombëtare të Nëndetëseve” në Rhode Island, duke kompromentuar “qindra sisteme mekanike dhe softëare”. Ekspertët thonë se sulmi kibernetik i garanton Kinës “një ide të njohjes së platformave specifike amerikane dhe redukton thellësisht avantazhin e Washingtonit nëse do të kishte një situatë lufte mes dy shteteve.