Ish manjati i filmave në Hollivud Harvey Weinstein u lirua me kusht për 1 milionë dollarë, pasi u akuzua për përdhunim dhe abuzime seksuale. 66 vjeçari pranoi të verë gjurmuesin me GPS dhe të dorëzojë pasaportën e tij në policinë New York . Weinstein mohon të ketë patur marrëdhënie pa konsensusin e të dy palëve. Aktorja Rose McGowan që e akuzoi për përdhunim, tha për BBC se kjo ishte një ditë ‘e mrekullueshme për të mbijetuarat’.