WhatsApp Web ekziston që nga viti 2015, por versioni i platformës për shkëmbimin e mesazheve në shfletues ende nuk mbështet thirrje zanore ose video. Megjithatë, kjo do të ndryshojë së shpejti. Programi beta i WhatsApp Web tashmë po sjell për herë të parë thirrje zanore dhe video dhe funksioni po shpërndahet gradualisht për abonentët beta, duke punuar vetëm për thirrje zanore dhe video një me një.
Gjithashtu, përdoruesit mund të ndajnë ekranin e tyre gjatë thirrjes. Pritet që thirrjet në grup të vijnë më vonë, me mbështetje për thirrje deri në 32 pjesëmarrës. Thirrjet e bëra përmes WhatsApp Web do të kenë kriptim të tërsishëm automatik duke përdorur protokollin Signal. Një fushatë e re phishing (mashtrimi kibernetik), që ka në shënjestër përdoruesit e rrjetit social WhatsApp, përmes një skeme të rreme votimi, mund të çojë në vjedhjen e llogarive në këtë rrjet.
Ky sulm mashtron viktimat përmes një faqeje të rreme votimi ku, sipas pretendimeve, shfaqen sportistë të rinj megjithatë përdoren edhe tema të tjera votimi, thotë kompania e sigurisë Kaspersky. Siç theksohet, metoda mund të përshtatet lehtësisht në skenarë të ndryshëm, ndërsa qëllimi përfundimtar i sulmuesve është marrja e kontrollit mbi llogarinë WhatsApp.
Mashtrimi fillon kur përdoruesi ridrejtohet në një faqe interneti që duket legjitime për votim. Kjo faqe shfaq fotografi sportistësh me një buton “Voto” dhe numërues në kohë reale që gjoja tregojnë numrin e votave dhe pjesëmarrësve. Këto elemente krijojnë një ndjesi të rreme autenticiteti dhe nxisin përdoruesit të marrin pjesë. Faqja gjithashtu pretendon se çdokush mund të marrë pjesë në garë pas një “autorizimi”, dhe fituesit supozohet se do të marrin shpërblime nga “sponsorët”.