Music

Wizii Dj sjell verën në “Selected By”!

Si çdo herë, Wizii Dj sjell frymë tjetër, një freski ndryshe. Sonte në “Selected By” do të shoqëroheni nga shumë ritëm dhe energji!
Një playlist i veçantë me një larmi rrymash, duke nisur nga Dance, Hip-Hop, R&B e deri tek hitet verore më të dashura për të gjithë.

Qëndroni me Wizii Dj përreth dy orë, një maratonë plot jetë dhe vibe të verës, të cilat na kanë munguar prej muajsh!

“Selected By” vjen këtë herë në orën 21:00. Mos harroni të vendosni alarmët tuaj për të ndezur radion e shijuar magjinë e këngëve të përzgjedhura me shumë kujdes nga Dj jonë!