Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Austri, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua sot në Vjenë me homologun e tij Herbert Kickl. Ministri austriak përgëzoi Shqipërinë për arritjet dhe garantoi se Austria do të jetë gjithmonë një ‘avokate’ e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Ministria e Brendshme e Austrisë do të ofrojë gjithashtu asistencë teknike dhe logjistike për Policinë e Shtetit Shqiptar.