Ish-banorja partnerja e Gjestit, një prej banorëve më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 4”, Xheneta Fetahu, ka hyrë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, si pjesë e sfidës së mos-reagimeve, ku banorët nuk duhet të reagojnë kur dikush i bashkohet shtëpisë.
Xheneta, u shfaq për herë të parë në oborr, ndërsa më pas kaloi në lavanderi, ku po flinte Gjesti.
Pas një kohe, ata dolën në oborr dhe nisën të shkëmbejnë fjalë mes banorëve, ndërsa Joz Marku i ngacmonte.
Një moment pikant ishte kur Xheneta, duke e parë Gjestin teksa qëndronte në lavanderi, tha:
Besoj se dikë e kam mësuar t’i pastrojë rrobat
Pas kësaj, Gjesti përdori një frazë të ashpër, duke i thënë Jozit dhe në mënyrë indirekte edhe Xhenetës:
Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend
Ky moment ka ngjallur reagime, pasi Gjesti ka shprehur disa herë se ka qenë i lënduar nga Xheneta dhe se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë.