Showbiz

Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të reality show-t. Mjaft aktive në rrjetet sociale, modelja nga Prizreni ka publikuar së fundmi një postim që ka ngritur pikëpyetje dhe spekulime të shumta.

Në një seri fotosh të postuara në Instagram, Xheneta ka shoqëruar imazhet me një mbishkrim të fortë: “Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar.”

Edhe pse nuk përmendi emra, ndjekësit kanë interpretuar se ky mesazh mund t’i drejtohej prezantueses Sara Gjoka. Dyshimet janë shtuar nga fakti se më herët, Xheneta e ka akuzuar publikisht Sarën për ndërhyrje në lidhjen e saj, duke pohuar se kjo e fundit kishte komunikuar me ish-partnerin e saj gjatë kohës që ata ishin ende çift.

Ky reagim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy figurave publike duket se janë tensionuar ndjeshëm, ndërsa rrjetet sociale po shpërthejnë me komente dhe hipoteza rreth prapaskenave të kësaj deklarate.