Xheneta ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me setin e saj më të fundit fotografik, ku shfaqet më glamuroze se kurrë.
E veshur me një fustan ultra të shkurtër ngjyrë të bardhë, të zbukuruar me detaje vezulluese, ajo ka shpërfaqur një stil elegant dhe vetëbesim të plotë.
Në një nga pozat më të komentuara, Xheneta ka vendosur një përshkrim që ka ngjallur menjëherë reagime:
Your jealousy is my best advertisement (Xhelozia jote është reklama ime më e mirë)
Ky mesazh është interpretuar nga shumë ndjekës si një “thumbim” i drejtpërdrejtë ndaj “rivalëve” të saj në skenën publike, veçanërisht Eglit apo Gjestit, me të cilët Xheneta ka pasur më parë “përplasje” të bujshme në media dhe rrjete sociale.
Edhe pse nuk përmend askënd me emër, fansat janë të bindur se kjo është më shumë se një thënie motivuese – është një deklaratë force dhe një sfidë publike, që konfirmon se Xheneta nuk ka ndërmend të heshtë përballë zërave kritikë.