Gossip Showbiz

Xumi ka qenë mik i ish-partnerit të Eglit? “E di që ka qenë…”

Në kohën kur Xumi ishte i ftuar në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”, jashtë saj u bë virale një foto e tij me ish-partnerin e Egli Takos, që shkaktoi shumë reagime.

Fotoja u komentua pasi Xumi kishte shprehur interes për Eglin.


Në një intervistë të fundit për “Shqipëria Live”, Xumi u ndal edhe te kjo foto, duke sqaruar se ajo ishte bërë rreth 9 vite më parë. Ai theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë lloj miqësie me të, ish-partnerin e Eglit.

Xumi shpjegoi më tej:

Eglin e kam njohur nga jashtë, pasi kam dëgjuar këngët e saj. Nuk kam pasur asnjë lidhje me ish-partnerin e saj. Fotoja është bërë shumë kohë më parë, dhe nuk kam më kontakt me atë person. E di që ka qenë ish-partnerja e një kolegu, por jo e shokut apo mikut tim.

Për eksperiencën e tij në “Big Brother”, Xumi u shpreh se nuk ka asnjë pendesë. Ai tha se ka pasur shumë respekt për Eglin dhe e vlerësonte për karakterin e saj. Ai i ka thënë asaj në sy:

Unë nuk jam i dashuruar me ty, por ndjej për ty.