Lamin Jamal po kthehet brenda një kohë të shkurtër nga një emër i dashur për publikun, në një personazh shumë antipatik pasi nuk janë të paktë ata të cilët mendojnë se është kthyer në një adoleshent mendjemadh për shkak të famës. Dhe vendimi i fundit, sigurisht që nuk do të bëjë të lumtur tifozët.
LEXO EDHE: Gjoba për sjelljen e tifozëve, Disiplina nuk kursen askënd, e pësojnë dhe disa klube të Superiores!
Sipas mediave spanjolle, djaloshi do të ndalojë së dhëni autografe për ndjekësit e tij. Ai ka kohë që nuk ndalet për të firmosur fanella për tifozët që presin në dyert e qendrës sportive të Barcelonës, ndryshe nga sa bëjnë lojtarët e tjerë të katalanasve. Por tani, nuk do të marrë pjesë as në aktivitetet publike ku do i kërkohet që të japë autografe për fansat a ndjekësit.
Kjo, pasi pritet që së shpejti të nënshkruajë me një kompani e cila administron objekte marketingu, të cilat do të mbajnë firmën ekskluzive të Jamal, duke rritur vlerën e tyre. Kësisoj, grupi i cili këshillon Jamal për çështjen e marketingut, e ka udhëzuar që të mos japë më autografe falas dhe ata që do të duan diçka me firmën e lojtarit, do të jenë të detyruar të blejnë nga gjërat që tregton kompania në fjalë.
Një vendim që ka inatosur jo pak tifozët e Jamal, duke llogaritur se ai nuk po vuan për para, pasi vetëm në vitin e fundit ka fituar mbi 40 milionë euro.