Aktualitet

Zaptimi i hapësirës publike në Velipojë, problematika mbetet pa zgjidhje

Zaptimi i hapësirës publike është një nga problematikat e sezonit turistik në Velipojë. 1 korriku ishte afati që bashkia Shkodër u kishte lënë të gjitha bizneseve të paguajnë detyrimet, ose të lirojnë plazhin. Por një pjesë e subjekteve nuk kanë reaguar, ndaj kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi kërkon ndërhyrjen e institucioneve të tjera. Kryesisht bëhet fjalë për hotele apo restorante që kanë vendosur shezllonë në plazhe, për të cilat sipas Bashkisë nuk paguajnë.