Një zhvillim i papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi një zarf i zi mbërriti për banorët duke njoftuar zyrtarisht largimin e Kristi Lamajt nga gara.
Mes një atmosfere të tensionuar, zarfi u lexua para banorëve dhe përmbante një mesazh të shkurtër, por të fortë:
Konkurrenti Kristi Lamaj u largua nga Big Brother. Në takimin e sotëm do mësoni çfarë ndodhi
Njoftimi la shtëpinë në heshtje, ndërsa banorët u shfaqën të habitur nga vendimi i papritur.
Ngjarja vjen pas një debati të ashpër mes Kristit dhe banorit Miri, ku situata degradoi në përplasje fizike dhe hedhje uji.
Pas konfliktit, Kristi ndërmori një veprim ekstrem duke kapërcyer për herë të dytë murin rrethues të shtëpisë, një shkelje e rregullave themelore të formatit.
Në Prime-in e mbrëmjes pritet të zbardhen detajet e plota të incidentit dhe të bëhet i ditur vendimi përfundimtar i Vëllait të Madh për këtë situatë të pazakontë.
Ndërkohë, publiku pret me kureshtje sqarimet zyrtare, ndërsa dinamika e lojës duket se ka marrë një kthesë të fortë pas këtij episodi.