Live From Tirana

“Strateg dhe i duruar”/Frenki Ziaj zbulon banorët e preferuar të BBV5: Nuk po bën lojë por…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë balerina Frenki Ziaj. Ajo ka komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5″…

Cilët janë banorët e tu të preferuar këtë edicion?

Mua më pëlqen shumë loja që bën Kristi. Më duket strateg, djalë i duruar. Mbi të gjitha, më pëlqen shumë fakti që ai këndon shumë bukur, kjo ka qenë pika e parë. Njerëzit që dinë ta bëjnë punën e tyre shumë mirë, është gjëja e parë që më afeksionon me ta. Ai të këndojë çfarë të dojë, mua më kënaq zemrën. Është talent. Nuk është djalë demode. Është i zgjuar, i duruar, strateg, ka ca cilësi që më pëlqejnë. E luan mirë lojën, hedh një top dhe me topin e atij merret gjithë shtëpia 3-4 ditë, derisa sqarohet në prime. Më pëlqen edhe Stenaldo. Stenaldo nuk po bën lojë, Stenaldo po bën fiks një jetë. “Big Brother” është dhe një jetë personale se si ti mund ta jetosh. Harrojnë ta jetojnë ndonjëherë. Mendoj se pika kryesore ajo është në të vërtetë, si e jeton ti jetën, duke shpalosur pjesë të karakterit të tyre.

E sheh Stenaldon gjatë në shtëpi?

Po, e shoh deri në finale. Duhet të jetë në finale, për arsye të asaj që po jeton dhe mendimet i ka shumë korrekte, fiks si një opinionist brenda shtëpisë. Ai nuk mund të zgjerohet më tej, por për aq sa po jep, për aq sa ka mundësi ai të bëjë lojë, është super.