E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë balerina Frenki Ziaj. Ajo ka komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5″…
Kush mendon se largohet nga shtëpia të shtunën mes Baby G, Inës, Mirit, Gretës dhe Rogertit?
Ikën Baby G. Nuk ka bërë ndonjë gjë në atë shtëpi, përveç se i ka mbajtur pishtarin Mirit. Miri i nxori të gjithë jashtë, edhe Selinin po e largon avash-avash. Kush është afër Mirit del jashtë. Batutë, por shakaja është gjysma e së vërtetës. Baby G është munduar të ketë situata, por nuk ia ka dalë të marrë vëmendje. Është thjesht një numër në shtëpi.