Showbiz

Zbulohet lidhja e re e Dua Lipës

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa vetëm dy javë më parë i dha fund lidhjes së saj me partnerin prej 18 muajsh Isaac Carew, me të cilin është ndarë dhe bashkuar sërish më parë.

Së fundmi mësohet se 23-vjeçarja nuk po humbet aspak kohë por menjëherë është hedhur në krahët e një mashkulli tjetër.

Burime pranë saj tregojnë të sigurt se Dua ka nisur të shoqërohet me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid. Edhe përgjatë kohës kur ajo ishte e lidhur me kuzhinierin, kalontë kohë edhe me modelin Anwar.

Sipas burimit marrëdhënia e dyshes po bëhet dita ditës më e fortë megjithëse është shumë shpejt që ata të dalin në publik së bashku.