Në Lima, kryeqytetin e shtetin latino-amerikan Peru, është zbuluar fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit. Ndërkaq, në Lima, një grup vizitorësh morën pjesë në ekspozitën e fosileve. Institucionet kushtuar paleontologjisë në Peru bashkuan forcat për të shënuar Ditën Kombëtare të Paleontologjisë me një ekspozitë që shfaq ekzemplarë të jashtëzakonshëm, duke përfshirë fosilin e një peshkaqeni 9 milionë vjeçar (Cosmopolitodus hastalis).
Mes tjerash në ekspozitë u shfaqën edhe një krokodil i mitur (Piscogavialis) dhe dhëmbi i fosilizuar i një megalodoni, një specie e zhdukur e peshkaqenit gjigant. Aktiviteti u organizua në Institutin Gjeologjik, Minierash dhe Metalurgjik të Perusë.

Do ta imagjinonit dot veten tuaj duke udhëtuar pas në kohë dhe duke vazhduar oqeanet e 5 milionë viteve më parë? Ndërsa qëndroni në bregun e detit, shihni disa balena të vogla në distancë, që notojnë mbi sipërfaqen e një deti të lashtë. Papritur, dhe pa asnjë paralajmërim, një krijesë e madhe del nga thellësitë. Me nofullat e tij të mëdha, përbindëshi kafshon njërën nga balenat dhe e zhyt poshtë në thellësi. Copa të mëdha të trupit të balenës shkëputen, dhe gëlltiten të tëra nga krijesa gjigante. Pjesa tjetër e balenave shpërndahet.