Tech Top Tech - News

Zbuloni të rejat më të fundit në “Top Tech” për Apple Watch SE 3 & AirPods Pro 3…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Apple Watch SE 3 & AirPods Pro 3

“Nëse do të hysh në ekosistemin e Apple Watch pa heq bukën nga goja, SE 3 është porta hyrëse… me shumë surpriza. Tani ka Always-On display (më në fund!), chip-in S10, karikim të shpejtë dhe madje 5G në modele me celular. Që do të thotë: njoftime, muzika dhe podcast-et vijnë pa u munduar—edhe kur telefoni s’është në xhep.

Pjesa e shëndetit? SE 3 sjell sleep score që të tregon jo vetëm sa fjete, por si fjete; plus wrist temperature, dhe sleep apnea notifications. Në përditshmëri, ke double tap dhe wrist flick—komanda me një trokitje gishtash ose një lëvizje të dorës kur je me qese pazari. On-device Siri është më i shpejtë, më privat, dhe e bën më të thjeshtë jetën tuaj: ‘start a workout’, ‘set a timer’, ‘how was my sleep?’.

Ndërkohë nga ana tjetër, vesh AirPods Pro 3 dhe bota… nuk dëgjohet. Noise Cancelling i ri është më e mira në botë, me anullim zhurme deri 2x më të fortë se Pro 2 (dhe 4x se të parët). Arkitektura e re akustike jep bas më të thellë dhe vokale më të pastra. Dizajni i rifreskuar rri më i qëndrueshëm në vesh dhe me kunja silikoni në 5 madhësi i cili i përshtatet kujtdo. IP57? Po tani është kundra djersës dhe shiut.

Surpriza e stërvitjes: heart rate sensing direkt nga AirPods. Hap workout-in në iPhone, dhe Workout Buddy të motivon me të dhëna në kohë reale. Bateria? Deri 8 orë dëgjim me ANC; dhe në Transparency, edhe më gjatë. Kur je në udhëtim jashtë vendit ose në një takim me të huaj, funksioni Live Translation bën mrekulli: ti flet normalisht në gjuhën tënde, dhe AirPods kujdesen që të përkthehet menjëherë për bashkëbiseduesin. Po ashtu, kur ai flet, ti e dëgjon përkthimin direkt në vesh, pa asnjë pengesë.

Pse ky kombinim?

Në një fjali: SE 3 të organizon jetën; AirPods Pro 3 të izolon zhurmën që s’të duhet. Dyshja perfekte për 2025-ën. ✌️⌚️