Të shumta janë ata që pëlqejnë të kurojnë thonjtë e tyre që t’u duken gjithnjë bukur. Për një pjesë të madhe me siguri modeli ‘french’ mbetet te më të preferuarit, por në rast se doni të keni një model pak më ndryshe, më poshtë keni tre sugjerimet tona.
1. ‘French’ i thjeshtë
Sigurisht modeli i parë që do t’ju sugjerojmë është ai i thjeshti që të gjithë e dashurojnë. Thonj të pastër, model klasik, i kombinueshëm me gjithçka. Asgjë më shumë nuk duan vajzat se një model të bukur thonjsh me të cilin mund të mbajnë çdo lloj veshjeje. Me ngjyrë ‘nude’ apo akull, ky model thonjsh duket thjesht perfekt.
2. ‘French’ me ngjyra të ndryshme
Sugjerimi i dytë për ju është ‘french’ me ngjyra të ndryshme që ka dalë aq shumë në modë gjatë këtyre kohëve. Me çfarëdo lloj ngjyre thonjtë tuaj do të duken perfektë. Nga e kuqja e flaktë, te e verdha e fortë, ky është një nga modelet më të preferuara të ‘french’.
3. ‘French’ i valëzuar
‘French’ i valëzuar është sugjerimi ynë i tretë për ju. Një model shumë interesant teksa ‘french’ i zakonshëm duket shumë ndryshe kur është i valëzuar. Vizat mund të jenë të së njejtës ngjyrë, apo edhe më të guximshme duke qenë me ngjyra të ndryshme.