Bota

Zelensky prek me fjalët në Parlamentin britanik: Lufta jonë me Rusinë si lufta e Perëndimit ndaj nazistëve

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se lufta që po zhvillon populli i tij ndaj Rusisë është si ajo e Perëndimit ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Duke folur përmes një lidhjeje online me politikanët britanikë në Dhomën e Përfaqësuesve, Zelensky u shpreh se “ju drejtohem si qytetar, si president i një vendi të madh”.

Ai e krahasuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë me përpjekjet e luftës britanike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Ju nuk donit ta humbisnit vendin tuaj kur nazistët kërkonin ta pushtonin atë. Ju duhej të luftoni për Britaninë”, u deklaroi Zelensky ndërsa theksoi se populli i tij ka treguar heroizëm kundër forcave ruse.

Kujtojmë se sot, pas SHBA, edhe Britania e Madhe shpalli embargon ndaj hidrokarbureve të prodhuara nga Moska.

Kryeministri Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar të çojë furnizimet e saj me gaz dhe naftë nga Rusia në zero deri në fund të vitit 2022.