Celebrities Gossip Showbiz

Zendaya ka zbuluar detaje të reja rreth marrëdhënies së saj me Tom Holland!

Zendaya ka ndarë detaje të reja mbi marrëdhënien e saj me Tom Holland, duke zbuluar se ata u njohën për herë të parë gjatë leximit për filmin “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2017.

Aktorja 28-vjeçare, që është në një lidhje me Holland që nga viti 2021, ka theksuar se ka ndjerë një lidhje dhe kimi natyrale me të që nga momenti i parë.

Në një intervistë të fundit, Zendaya e ka përshkruar punën me Holland si të lehtë dhe të rehatshme, duke shtuar se përvojat e përbashkëta në set kanë forcuar më tej lidhjen e tyre.
Kjo është hera e dytë që ajo flet për marrëdhënien e tyre, pas një intervistë në prill me “British Vogue”, ku theksoi se ata janë rritur së bashku, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal, dhe e vlerëson partnerin e saj për mënyrën se si ka menaxhuar sfidat e jetës.