Aktualitet Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit, “Djathtas 1912” dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ!

Ndërsa në mesnatë përfundon afati i regjistrimit të partive politike për parlamentaret e 11 Majit, sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u dorëzua kërkesa e 27-të nga “Djathtas 1912”, në emër të kryetarit Rezart Kthupi. Ndërkohë, ende nuk është regjistruar Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës. Ndërkaq, më 7 mars mbyllet afati për regjistrimin e koalicioneve dhe më 12 të muajit tjetër dorëzohen kandidatët.

Shkon në 27 numri i partive politike të regjistruara deri tani, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Krahas socialistëve, demokratëve e Partisë së Lirisë, u regjistruan edhe subjektet e vogla:

1-  Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)

2- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)

3- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)

4- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)

5- Mundësia (Mundësia)

6- Partia Kristian Demokrate (PKD)

7- Nisma Thurje (Nisma)

8- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)

9- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)

10- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)

11- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)

12- Partia e Lirisë (PL)

13- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)

14- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

15- Lëvizja Bashkë (Bashkë)

16- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)

17- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)

18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)

19- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)

20- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)

21- Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA)

22- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)

23- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)

24- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)

25- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)

26- Partia Lëvizja Atdheu (LA)

27- Partia “Djathtas 1912”