Beteja për Parlamentin Europian këtë herë premton të jetë epike. Me gati 70 deputetë të humbur që tani, epoka e fronteve tradicionale, europiano-konservator që i kundërvihet atij europiano-progresist, po perëndon mendojnë analistët. Këta të fundit pohojnë se tashmë po merr jetë krijimi i një kampi të bashkuar qendrash përballë një dallge të dytë profilesh të ndryshme, të bashkuara nga një ide: ajo e mbrojtjes së kombit të vet nga pjesa tjetër e botës.