Opozita e djathtë është fituesja e zgjedhjeve të djeshme në Slloveni. Partia Demokratike Sllovene e ish-Kryeministrit Janez Jansha, mori 25% të votave, duke siguruar 25 vende në Parlamentin me 90 deputetë. I dyti u rendit aktori Marjan Sarec, nga Lista e Pavarur e të Majtëve, me 12.7% të votave, ndërsa për subjektin e Kryeministrit Miro Cerar, nuk shkoi më shumë se 9% e mbështetjes. Por, me këto rezultate asnjë forcë nuk siguron shumicën ndaj duhet të hyjnë në negociata për koalicion qeverisës.