Për 24 orë, Iraku do të mbyllë aeroportet dhe pikat kufitare, më 12 Maj. Këtë të shtunë, në vendin e Gjirit Persik zhvillohen zgjedhjet kombëtare, të parat pas fitores që çoi në mposhtjen e Shtetit Islamik. 4 vjet më parë, ISIS-i pushtoi pjesë të konsiderueshme të territorit iraken, që u çliruan falë ofensivës së vendosur të trupave qeveritare, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.