Showbiz

Zgjerohet familja e Cassie Ventura, këngëtarja sjell në jetë fëmijën e tretë

Cassie Ventura është bërë nënë për herë të tretë. Këngëtarja 38-vjeçare mirëpret fëmijën e saj të tretë, një djalë, me bashkëshortin Alex Fine. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Cassie lindi në një maternitet në New York.

38-vjeçarja njoftoi për herë të parë se ishte në një pritje të ëmbël më 19 shkurt, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Lajmin e shoqëroi me disa foto të shkrepura në momente të ndryshme me bashkëshortin dhe dy vajzat, Sunny 3-vjeçe dhe Frankie 5-vjeçe.

Fëmija i saj i tretë erdhi në jetë disa ditë pasi dëshmoi në seancën gjyqësore të Sean “Diddy” Combs. Cassie është një prej dëshmitareve kyçe për çështjen e P. Diddy.

Combs dhe Ventura ishin në një lidhje për gati 11 vjet, por këngëtarja ka ngritur akuzën se është përdhunuar nga reperi në vitin 2018.

Në fakt, ishte pikërisht një video nga kamerat e sigurisë së një hoteli që tregoi dhunën që Diddy kishte ushtruar ndaj Cassie. Kjo video ishte vetëm maja e ajsbergut të një sërë dëshmish dhe akuzash për përdhunim dhe abuzim seksual