Sakaq hetimet dhe dëshmitë ndaj Sean “Diddy” Combs po zbulojnë përditë aspekte gjithnjë e më të errëta të jetës së tij private dhe profesionale, një emër tjetër i njohur u përfshi këtë herë në zhvillimet e fundit: 50 Cent.
Sipas saj, gjatë një udhëtimi me ashensor pas një eventi të MTV-së, Diddy kishte bërë një deklaratë shqetësuese, duke përmendur armët – dhe konkretisht, edhe emrin e 50 Cent.
Nuk më pëlqejnë të shtënat. Nuk e bëj këtë. Më pëlqejnë armët
-thuhet se ishte shprehur Diddy, pasi kishte pranuar se kishte një “problem” me reperin tjetër të famshëm.
Natyrisht, reagimi i 50 Cent nuk vonoi – dhe ishte karakteristik për stilin e tij: me humor dhe ironi.
Në dy postime në Instagram, ai shfrytëzoi momentin për të krijuar skena komike. Në njërin postim, ai publikoi një imazh të krijuar nga AI ku shfaqej serioz, i veshur me kostum, me mbishkrimin:
Prit, prit një minutë – PUFFY ka një armë?! Nuk mund ta besoj. Nuk ndihem i sigurt.
Në një tjetër postim, 50 Cent shfaqej me një mimikë “të frikësuar”, duke shtuar me sarkazëm:
Duhet të rri i qetë.
Ndërkohë që situata ligjore e Diddy bëhet gjithnjë e më serioze dhe ndërlikuar, 50 Cent vazhdon të reagojë në stilin e tij të zakonshëm – duke e shndërruar tensionin në material për rrjetet sociale. Një përballje mes dy ikonave të hip-hop-it që tashmë ka kaluar nga muzika në skenat e gjyqit dhe ironisë.