Rajoni

Zhvillohet sot seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Sot në orën 14:00 do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur me kërkesë të qeverisë për miratimin e ekipit negociator me Serbinë. Ndonëse ishte parashikuar për t’u zhvilluar dje, u shty për shkak të mos-mbështetjes nga lista serbe, pjesë e maxhorancës në Prishtinë. Opozita e bojkotoi këtë seancë, ku Ekzekutivi propozoi që listën e negociatorëve ta kryesojë zv.Kryeministri Fatmir Limaj. Pjesë e saj do të jenë dhe Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar.